PAK FJAL PER PODUJEVEN

Komuna e Podujevës shtrihet në pjesën veri-lindore të Kosovës dhe përbehet nga fushgropa e Llapit, pjesët kodrinoro-malore të malit të Albanikut në perendim dhe maleve lindore Kosovare në lindje. Ne aspektin e komunikacionit dhe transportit paraqet një transversale të rëndësishme përmes së cilës kalon magjistralja që lidhë Kosovën me pjesët tjera te Gadishullit Ballkanik. Komuna e Podujevës ka një sipërfaqe prej 633 km katror me përafersishte 150.000 mijë banore. Komuna e Podujevës pën nga territori qe ka në administrim është komuna e tretë në Kosovë, ndërsa për nga numri i Banorëve në vendin e pest.  Shumica e banorëve i takojnë moshës se re nën 25 vjeqare. Ne komunën e Podujevës zhvillojne veprimtari mbi 2000 biznese private dhe shoqërore. Komuna ka qendren komunale dhe 78 fshatra. Qyteti i Podujevës ka afër 50 mijë banore. Qyteti i Podujevës posedon dy radio, një gazete dhe një reviste mujore. Ne qytetin e Podujevës janë gjithesej 6 shkolla fillore dhe 5 shkolla të mesme. Një spital me të gjitha deget mjeksore. Qyteti i Podujevës ka dy klube futbolli. Në superligën e Kosovës në futboll është skuadra e "Llapit" ndersa ne ligën e parë skuadra e "Besjanës ". Gjithashtu ka skuadrat e hendbollit të meshkujve dhe të femrave, pastaj skuadrën e karates, që kanë fituar shume çmime ndërkombetare, skuadra e pingpongut, pastaj Not, Volejboll etj. Ne komunën e Podujevës është edhe liqeni i Batllaves që e furnizon me uje të pijshem Podujevën dhe Prishtinën, ku gjatë verës të dy qytetet e kane si vend per pushime.Gjithashtu edhe në qytet ka mjafte pishina për stinën e verës.

 

=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=